Nagavci: VV-ja nuk ka gisht në shkarkimin e Blerim Isufajt

21:26 | 02 Tetor 2026
ceshtja-e-presidentit,-nagavci:-kurti-po-vazhdon-angazhimet-–-zgjedhjet-jane-te-panevojshme

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar shkarkimin e Blerim Isufajt nga detyra.

Nagavci ka thënë se institucionet përkatëse janë të pavarura dhe se vendimet e tyre merren në kuadër të mandatit dhe kompetencave që kanë.

“Këto janë institucione të pavarura dhe e përfundojnë detyrën e tyre në kuadër të mandatit dhe unë besoj që ky është vendim i organeve kompetente që e kanë shqyrtuar dhe nuk mund të them që Lëvizja Vetëvendosje ka gisht në këtë shkarkim të Blerim Isufajt”, tha Nagavci në kanal10.

Komento: