Kancelari gjerman i shkruan Kurtit pas zgjedhjes kryeministër: Kosova ka paguar kosto për pasigurinë politke e muajve të kaluar

11:36 | 03 Tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka pranuar letër urimi për Qeverinë dhe mandatin e ri nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz.

Merz në letrën e tij ia ka rikujtuar Kurtit pasojat që vendi ka pasur nga kriza politike e muajve të fundit.

“Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i ka imponuar vendit kosto të larta. Konfirmimi i zgjedhjes Tuaj ofron mundësinë e ndërtimit të urave përtej prizmit partiak, zgjidhjes së çështjeve të hapura institucionale dhe avancimit të reformave”, shkroi Kancelari Merz, njofton Zyra e Kryeministrit në Kosovë.

Komento: