Me moton “Jo në emrin tim” sot protestohet në Berlin

08:49 | 04 Tetor 2026

Një protestë me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sot, më 4 tetor në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit, protesta nis në orën 12:00, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der Republik 1.

Protesta nga diaspora është mbajtu dje edhe në Munih të Gjermanisë.

Gjithashtu sot vazhdon protesta e 19-të në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu” prej orës 19:00. Protesta “Jo në emrin tim”, me kërkesë edhe miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallën e parë me 81 vjet burgim për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Komento: