Përfundon seanca e jashtëzakonshme, PDK e Aleanca qendrojnë në sallë

16:44 | 05 Tetor 2026

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt këtë të hënë me plot pika në rendin e ditës.

Në këtë seancë, deputetët shqyrtuan edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji u miratua në lexim të parë me 91 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.Në votim nuk mori pjesë Grupi Parlamentar i LDK-së.

PDK po kërkon që leximi i dytë të kryhet sot, andaj po vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.

Komento: