Takohen Kurti dhe Hamza

16:56 | 05 Tetor 2026
Takimi i Kurtit me Hamzën, ZKM: Diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Në takim, Kurti po shoqërohet nga deputeti e ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërsa Hamza nga deputeti i PDK-së Rrahman Rama.

Tani mes tyre vjen pasi Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale dhe mes mospajtimeve mes LVV-së dhe PDK-së për votimin në lexim të dytë.

LVV kërkon që para se të shkohet me lexim të dytë, Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të vendit, duke ditur se afati kushtetues për këtë mbaron nesër më 6 tetor.

PDK-ja ngul këmbë që, fillimisht, të kalojnë ndryshimet në këtë ligj dhe pastaj të zgjidhet presidenti.

Komento: