
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të rikthehen sot në protestë, duke nisur nga ora 09:00, me kërkesën që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të votohet në lexim të dytë.
Protesta vjen një ditë pas tensioneve të krijuara në qendër të Prishtinës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë
Si pasojë, 11 qytetarë dhe 6 pjesëtarë të Policisë u raportuan të lënduar.
Në zonën përreth Qeverisë së Kosovës është vërejtur prani e shtuar e pjesëtarëve të Policisë.