
Ish-kryetari i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka dalë në shesh për t’i falënderuar qytetarët që po marrin pjesë në protestë.
Haradinaj tha se u kanë bërë thirrje deputetëve që të jenë në Kuvend dhe t’i kryejnë detyrat që, sipas tij, ua ka dhënë populli.
“Si Aleancë, ju kemi bë thirrje kolegëve me ardhë me i kry detyrat që na i ka dhënë populli. Populli që u konë një me UÇK-në. Jemi një me çlirimtarët. Me zemër jemi me juve në shesh. Faleminderit të gjithëve”, tha Haradinaj.
Ai më pas iu drejtua protestuesve në shesh, duke shprehur mbështetjen e tij për ta.