Giampaolo e nis furishëm me Milanin, po ndodh shkëmbimi spektakolarë

08:30 | 22 Qershor 2019

Fillon epoka MArco Giampaolo, ku Milan dhe Roma përgatiten për një shkëmbim spektakolarë.

Milan dhe Roma po përgatiten për një shkëmbim të bujshëm lojtarësh.

Pas kërkesës së trajnerit të ri të Milanit, Marco Gianpaolo, për të sjellë në Milano sulmuesin e ri çek Patrik Schick, drejtuesit e Milanit kanë nisur të lëvizin për të kënaqur trajnerin e tyre.

Schick, 23 vjeç, luan prej dy sezonesh me Romën, por nuk ka shkëlqyer ashtu sikurse bëri me Sampdoria. Asokohe, trajner ishte pikërisht Gianpaolo, që e njeh mjaftë mirë talentin çek.

Gjithsesi, për ta sjellë atë te Milani nuk ka për të qenë aspak e lehtë, ndaj kuqezinjtë po mendojnë për një shkëmbim me Romën. Te kryeqytetasit do të shkojë talentin 21-vjeçar i kuqezinjve, Patrick Cutrone.

Kjo është ideja e Milanit, që të kryejnë një shkëmbim “kokë më kokë”, lajm që konfirmophet nga e përditshmja “Gazzetta Dello Sport”. Gjithsesi, Roma ende nuk ka dhënë “OK”-in e saj, pasi synon që të shesë Schick jo në shkëmbim, por duke arkëtuar.

Komento: