Kurti ia kërkon votat PDK’së për Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin, në këmbim të votimit të ligjit për Specialen

20:09 | 06 Tetor 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media, me një ofertë për Bedri Hamzën, kryetarin e PDK-së.

Kurti tha se nëse Hamza zotohet që voton Presidentin, ne që sonte iu votojmë fillimisht ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale.

Pastaj tha Kurti e votojmë edhe Presidentin Feride Rushin apo Glauk Konjfucën.

“Bedri Hamza le të delë publikisht sonte dhe të zotërohet që i gjithë grupi parlamentar i PDK-së merr pjesë me votë në zgjedhjen për President, dhe ne pas zotimit të tyre menjëherë po ia votojmë leximin e dytë nëse ata mendojnë që nuk përbën problem afati në mes dy leximeve. Ne ia votojmë ndryshim-ligjin, ata pastaj Presidentin, Feriden apo Glaukun”, ka thënë ai.

Komento: