Hamza, pas propozimit të Kurtit: Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit

20:45 | 06 Tetor 2026

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Kurti, me propozimet e tij për president: Feride Rushitin ose Glauk Konjufcën.

Sipas Hamzës, kjo është aspak serioze për vendin dhe temat për të cilat po flitet, shkruan IndeksOnline.

Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve. Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike” tha Hamza.

Ai shtoi se ka kërkuar parimisht që së pari të kalojë ligji në lexim të dytë, e më pas të bisedohet për presidentin.

Komento: