Monika Lubonja shumë e rënduar pas publikimit të videos, thotë se e ka dashur shumë Adi Hilën

23:27 | 06 Tetor 2026

Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja, ka reaguar publikisht pas publikimit të disa videove intime, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dhënë pëlqimin e saj për t’u filmuar apo për shpërndarjen dhe publikimin e materialeve intime.

Përmes një postimi në Instagram, Lubonja është shprehur e lënduar nga situata, duke theksuar se përmes këtij reagimi synon të mbrojë dinjitetin dhe të drejtat e saj.

Ajo ka kërkuar gjithashtu që të ndalet ajo që e ka cilësuar si “baltosje” ndaj saj, duke apeluar që jeta e saj private të mos përdoret për ta gjykuar apo denigruar.

“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia, por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.

Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime”, ka shkruar aktorja.

Në reagimin e saj, Lubonja ka mohuar se ka dhënë pëlqim për regjistrimin apo publikimin e materialeve intime. Ajo ka bërë të ditur se nuk ka qenë në dijeni të faktit se po filmohej dhe se nuk ka autorizuar në asnjë formë shpërndarjen, shitjen apo publikimin e materialeve.

“Nuk kam pasur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen.

Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, ka shkruar ajo.

Fjalët e aktores e vendosin theksin te privatësia, besimi dhe mungesa e pëlqimit, ndërsa ajo ka bërë të qartë se nuk dëshiron që situata të përdoret për ta gjykuar për jetën e saj personale.

Reagimi i Lubonjës vjen pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë materiale intime që ajo pretendon se janë publikuar pa dijeninë dhe pëlqimin e saj.

Aktorja ka zgjedhur të flasë drejtpërdrejt për publikun, duke kërkuar që fokusi të jetë te shkelja e privatësisë dhe jo te përmbajtja e materialeve.

Në këtë moment, Lubonja ka bërë të qartë se synimi i saj është mbrojtja e dinjitetit dhe të drejtave të saj, ndërsa ka shprehur dhimbjen që besimi i dhënë ndaj një personi është kthyer, sipas saj, në një mjet kundër saj.

Ajo ka theksuar se nuk ndihet e turpëruar për dashurinë që ka dhënë, por e konsideron të dhimbshme mënyrën se si është trajtuar besimi i saj.

Ky reagim i saj vjen pas një situate që ka marrë vëmendje të madhe publike, ndërsa Lubonja ka zgjedhur të mos heshtë dhe të japë versionin e saj për atë që ka ndodhur, duke kërkuar respekt për privatësinë dhe dinjitetin e saj./ORAinfo/

Komento: