Fotografi ikonike: Justina Shiroka Pula, Atifete Jahjaga e Hashim Thaçi në Vatikan

19:38 | 07 Tetor 2026

Nga sot, Justina Shiroka Pula është Presidente e Republikës së Kosovës.

Hashim Thaçi poashtu ishte President i vendit, sikurse edhe Atifete Jahjaga para tij. E, këtë të tre kanë edhe një fotografi së bashku.

Thaçi, Shiroka Pula e Jahjaga u fotografuan së bashku në Vatikan, ku kishin shkuar për ta përcjellë Shenjtërimin e Papës Gjon Pali II dhe Papës Gjoni XXIII u që bë më 27 prill 2014, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Ceremoninë, atëbotë, e udhëhoqi Papa Françesku.

“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re
Sot, 19:16 · 2 min lexim
Në kohën kur është shkrepur fotografia Jahjaga ishte Presidente e vendit, ndërsa Hashim Thaçi Kryeministër i Kosovës.

Pjesë e fotos është edhe Vlora Citaku, sot nënkryetare e PDK-së, dikur ish-Ministre e e më pas edhe ish-ambasadore e Kosovës në SHBA. Kjo e fundi edhe e publikoi foton të mërkurën, në Facebook.

Screenshot

Komento: