
Rrustem Mustafa ka shkruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe trashëgiminë e saj, duke vlerësuar organizimin dhe qëndrueshmërinë e saj gjatë luftës.
Ai thekson se UÇK-ja ruajti, pastërtinë morale dhe organizative, ndërsa udhëheqësit e saj besuan deri në fund në fitoren dhe lirinë.
Në shkrim, Mustafa veçon edhe figurën e komandantit Zahir Pajaziti, të cilin e përmend si shembull të guximit dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Trashëgimia e SajUÇK-ja arriti të ruante pastërtinë e saj morale dhe organizative, duke u mbrojtur me kujdes nga çdo infiltrim armiqësor në procesin e vendimmarrjes.
Analistët ndërkombëtarë e kanë cilësuar UÇK-në si një nga formacionet më të suksesshme kryengritëse në historinë moderne.Udhëheqësit e saj besuan deri në fund te fitorja dhe liria.
Komandanti Zahir Pajaziti qëndron si shembull i heroit që mposhti frikën për t’i dhënë guxim një kombi të tërë.