Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë i një banese

10:09 | 08 Tetor 2026

Një grua dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një banese të mëkurën rreth orës 12:13, në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Tutje në raport thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë 07.10.2026 – 12:13. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën femër kosovare e cila dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Komento: