Tragjedia në Gjilan | Kjo është gruaja që u v’ra në Livoq – viktima është Nafije Bogujevci

18:58 | 09 Tetor 2026

Nafije Bogujevci dyshohet të jetë gruaja që mbeti e vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Në këtë ngjarje të rëndë, përveç saj, jetën e ka humbur edhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, ndërsa një tjetër vëlla i saj, Mazllum Bogujevci, ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, i dyshuari për rastin është Valon Ramushi, i cili dyshohet se është dorëzuar në Polici pas ngjarjes.

Dyshimet e para lidhur me rrethanat e rastit janë se Nafije Bogujevci mund të jetë vrarë aksidentalisht gjatë një shkëmbimi zjarri.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Komento: