
Mazllum Bugujevci është plagosur me armë zjarri në Livoç të Ulët të Gjilanit, në rastin tragjik ku mbetën të vrarë Egzon Bugujevci dhe motra e tij, ndërsa i dyshuari për vrasjen është Valon Ramushi.
Bugujevci ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pas ekzaminimeve të kryera në Spitalin e Gjilanit, është dërguar në sallën operative.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin shefi i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se në trajtimin e të plagosurit janë përfshirë ekipet kujdestare të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.
Sipas Sylës, pas ndërhyrjes, Mazllum Bugujevci do ta vazhdojë trajtimin në MIQ.
“Një i plagosur me armë zjarri e sjellë spitali gjilanit ,1978 i lindur, gjendje rëndë , pas egazminimëve të kryera dergohët në sallë operative, nga ekipët kujdestare të kirirgjisë abdominale,urologjisë dhe anestezionit, mëpas do të vazhdonë tretmanin në MIQ.”, tha ai për Sinjalin.