
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas debatit që u zhvillua pas zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, që u propozua nga kryeministri Albin Kurti, dhe u mbështet nga partia e saj.
Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se disa komentatorë politikë të ekzaltuar po pretendojnë se Kurti ia ka bërë PDK-së “shah-mat”, por sipas saj këtë për gjashtë vite ua ka bërë qytetarëve të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Tutje, Musliu thotë se politika nuk matet me atë se kush e zë kundërshtarin në kurth, por me atë se kush i shërben atij.
Postimi i saj:
Po i shoh disa komentatorë politikë të ekzaltuar, që po pretendojnë se Albin Kurti ia bëri shah-mat PDK-së.
Por këta komentatorë duket se kanë harruar një gjë thelbësore: për gati gjashtë vjet, Albin Kurti ua ka bërë shah-mat qytetarëve dhe Republikës së Kosovës!
Tash, një manovër politike po na e shesin si fitore historike.
Politika nuk matet me atë se kush e zë kundërshtarin në kurth, por me atë se kush i shërben qytetarit dhe interesit të Republikës.
Shah-mati i vërtetë nuk është ai që pretendojnë sr ia bën PDK-së, por ai që po e paguajnë qytetarët e Kosovës me vite!