Shqipëria e zhytur në videot intime të Adi Hilës: Kush po përfiton nga ky spektakël dhe pse po gjykohen më shumë gratë?

11:07 | 12 Tetor 2026

artiste, atëherë kemi të bëjmë me një çështje me interes të qartë publik.

Por kjo duhet provuar.

Nuk mund të merret si e mirëqenë vetëm nga ekzistenca e një marrëdhënieje intime.

Ajo që tashmë kërkon hetim serioz është diçka tjetër: a janë regjistruar personat pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre?

Dhe më pas, kush i ka nxjerrë videot nga sistemi dhe kush ua ka mundësuar shpërndarjen mijëra njerëzve?

Vetë Hila, sipas raportimeve të mediave shqiptare, ka deklaruar në polici se kamerat i kishte vendosur për siguri dhe ka pretenduar se sistemi ishte komprometuar nga ndërhyrje të paautorizuara.

Ky është versioni i tij, i cili duhet të verifikohet nga hetimet.

Ndërkohë, disa prej grave që janë përfshirë në këtë histori kanë folur publikisht për cenimin e privatësisë.

Eli Fara ka denoncuar poshtërimin publik të grave dhe ka kërkuar trajtim nga drejtësia.

Blerina Matraku ka kërkuar falje për aspektet personale të historisë, por ka kundërshtuar shpërndarjen e materialeve private.

Monika Lubonja ka deklaruar se nuk kishte dhënë pëlqim për regjistrimin dhe publikimin e pamjeve dhe ka njoftuar se i është drejtuar drejtësisë.

Ndërkohë, emra të tjerë të njohur janë përfshirë në aludime. Aurela Gaçe, ndër të tjera, i ka mohuar kategorikisht pretendimet për përfshirjen e saj.

Në gjithë këtë histori është shfaqur edhe gazetari Elton Tozaj, i cili ka folur publikisht për materialet dhe ka paralajmëruar publikime të tjera.

Tozaj ka mohuar se është personi që i ka regjistruar ose shpërndarë videot, duke pretenduar se ato i kishin ardhur përmes komunikimeve private.

Por edhe këtu lind një pyetje për përgjegjësinë profesionale të gazetarisë.

A është detyrë e një gazetari t’i paralajmërojë publikut se cilët persona të tjerë mund të shfaqen në video intime?

Çfarë po zbulohet në këtë mënyrë? Abuzim? Krim? Apo thjesht intimiteti i njerëzve që publiku ka kuriozitet t’i shohë?

Sepse kurioziteti publik nuk është e njëjta gjë me interesin publik.

Dhe këtu vijmë te pjesa ndoshta më shqetësuese e gjithë historisë.

Mënyra se si është reaguar ndaj grave.

Në një shoqëri që vazhdon të bartë elemente të forta patriarkale, një pjesë e reagimeve publike është përqendruar te këngëtaret dhe aktoret e përfolura.

Te morali i tyre.

Te familjet e tyre.

Te marrëdhëniet bashkëshortore.

Te fakti se si kanë mundur të përfshihen në një situatë të tillë.

Ndërsa pyetja se kush i ka regjistruar, kush i ka ruajtur dhe kush i ka shpërndarë videot nuk ka marrë gjithmonë të njëjtën peshë në gjykimin popullor.

Është paradoks i madh.

Nëse një grua ka pasur marrëdhënie intime me një burrë, kjo mund të jetë zgjedhja e saj personale, me të gjitha pasojat që mund të ketë në jetën familjare.

Por nëse ajo është regjistruar dhe ekspozuar pa pëlqimin e saj, atëherë ajo mund të jetë viktimë e një shkeljeje serioze të privatësisë.

Dhe shoqëria, në vend se ta mbrojë nga një shkelje e tillë, rrezikon ta ndëshkojë edhe një herë.

Së pari duke ia ekspozuar intimitetin.

Pastaj duke e gjykuar publikisht për atë intimitet.

Në fund, skandali i Adi Hilës mund të mos na tregojë ndonjë gjë të jashtëzakonshme për jetën private të njerëzve të famshëm. Marrëdhënie jashtëmartesore, lidhje të fshehta dhe tradhti ka pasur gjithmonë, në botën e spektaklit dhe jashtë saj.

Por kjo histori mund të na tregojë shumë për shoqërinë që po i konsumon videot.

Për mënyrën se si e trajton gruan dhe burrin.

Për gatishmërinë që ka për ta kthyer privatësinë e tjetrit në spektakël.

Për mediat që duhet të dallojnë lajmin nga kurioziteti.

Dhe për lehtësinë me të cilën një debat mbi jetën seksuale të disa njerëzve mund t’ua marrë vëmendjen problemeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e miliona qytetarëve.

Prandaj pyetja kryesore nuk duhet të jetë se me kë ka fjetur Adi Hila.

Pyetja duhet të jetë kush i ka regjistruar njerëzit, kush i ka shpërndarë videot dhe a janë shkelur të drejtat e tyre.

Sepse ajo që ka ndodhur në privatësinë e një studioje mund të mos ketë fare interes publik. Por mënyra se si është shkelur ajo privatësi, mund të jetë një çështje e madhe publike.

Komento: