Rusia mund të ndërhyjë në bisedimet Kosovë-Serbi

14:15 | 23 December 2018

Rusia mund të përfishet në bisedimet Kosovë-Serbi.

Ministri serb, Nenad Popovic, thotë se Rusia është e gatshme që të bashkohet në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës involvohen në këtë proces.

Megjithatë ai thotë se kjo do të bëhet vetëm nëse do t’i drejtohet një kërkesë zyrtare Moskës nga Beogradi.

Këto deklarata ai i ka bërë pas takimeve që ka pasur me zyrtarë të lartë të Qeverisë Rusë.

Ai ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se me këto lëvizje Prishtina po shkel marrëveshjet e Brukselit, shkruan telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera Popovic ka thënë se Rusia e mbështet fuqishëm rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Komento: