Cristiano Ronaldo i jep vetes epitetin e më të mirit në histori

12:30 | 12 Tetor 2026

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se është futbollisti më i mirë në histori, duke theksuar se golat dhe statistikat janë dëshmia më e mirë për ta mbështetur këtë pretendim.

Sulmuesi portugez i Al-Nassr, në një intervistë për CNN, është shprehur se njerëzit nuk po e vlerësojnë sa duhet formën e tij aktuale dhe numrin e golave që vazhdon të shënojë.

“Njerëzit nuk e vlerësojnë formën time aktuale apo golat e mi”.

I pyetur nëse është duke ndjekur me ngulm objektivin për të arritur shifrën prej 1 mijë golave në karrierë, 41-vjeçari ka thënë se dëshiron t’i lërë gjërat të zhvillohen natyrshëm, pa bërë plane afatgjata.

“Gjithçka duhet të ndodhë natyrshëm. Nëse shënoj 925 apo 930 gola, kjo do të thotë se jam më i miri në histori, pikë. Numrat flasin vetë. Nëse e arrij atë shifër, do të jetë e jashtëzakonshme, por nuk bëj plane afatgjata”, ka thënë ylli portugez.

Ronaldo vazhdon të synojë rekorde të reja në karrierën e tij, ndërsa objektivi i 1 mijë golave mbetet një prej shifrave më të mëdha që mund të arrijë në futbollin profesionist./

Komento: