
Gani Geci ka njoftuar se, me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadergjonajt, është arritur pajtimi mes familjes Geci dhe familjes së Lirim Mehmetajt.
Geci thotë se familjet janë pajtuar dhe janë zotuar që të mos merren më me njëra-tjetrën, as përmes shkrimeve dhe as në televizione.
Megjithatë, Lirim Mehmetaj ka reaguar duke thënë se postimi i tij i mëparshëm për Fatos Gecin mbetet i pandryshuar dhe se nuk do t’i heqë asnjë shkronjë.

“Unë do të vazhdoj merrem me secilin analfabet që provon të gënjejë e mashtrojë publikisht, siç jam marrë deri më sot. Veçanërisht me analfabetët e pushtetit”, ka shkruar Mehmetaj.

