Rasti me deputetin e VV-së gjatë protestës, merret vendimi për dy veteranët

19:29 | 12 Tetor 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj dy veteranëve, Fadil Zogajt dhe Ekrem Selimit.

Ata ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi dhe dyshohen për vepren penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”.

Ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit.

Megjithëse kjo nuk nënkupton se me ndërprerjen e masës së paraburgimit, ata janë liruar apo shpallur të pafajshëm, ose hetimet ndaj tyre kanë pushuar./Klankosova.tv

Komento: