Abdixhiku takon dy senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në

12:08 | 13 Tetor 2026

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

Abdixhiku i ka falëndëruar për mbështetjen e vazhdueshme dhe për kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë.

“Në takim theksova nevojën për rikthimin në Dialogun Strategjik me SHBA-në. Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm. Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete”, ka shkruar Abdixhiku.

Komento: