Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

19:30 | 13 Tetor 2026

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në rrjetet sociale pas pretendimeve se janë parë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ecur dorë për dore.

Pamjet kanë nxitur kuriozitet dhe aludime për raportin mes dy artistëve, ndërsa ende nuk ka një konfirmim publik nga ana e tyre për natyrën e marrëdhënies, transmeton Oranews.

Kujtojmë që Ledri Vula ka kënduar në dasmën e vëllait të saj, duke ndezur në maksimum atmosferën.

Komento: