
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në këtë legjislaturë do të jetë anëtare në dy komisione parlamentare, teksa njofton se është e hapur për bashkëpunim dhe në shërbim të qytetarëve.
Musliu do të jetë pjesë e Komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe në atë për administrate publike, digjitalizim, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal.
“Duke e vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, ekspertët, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e mediave dhe institucionet relevante, dua të bëj të ditur se jam e hapur për bashkëpunim, ide, propozime dhe iniciativa konkrete në të gjitha fushat që mbulohen nga këto komisione” shkroi Musliu.
Ajo ka ftuar të gjithë ata që kanë shqetësime, propozime apo ide, që mund të kontribuojnë në përmirësimin e politikave publike, që ta kontaktojnë.
“Besoj se përfaqësimi parlamentar merr vlerë të plotë kur shoqërohet me dëgjim, komunikim dhe veprim konkret në interes të qytetarëve” shtoi deputetja e PDK-së.
Ky është postimi i plotë i saj:
E HAPUR PËR BASHKËPUNIM, NË SHËRBIM TË QYTETARËVE!
Në këtë legjislaturë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, jam anëtare në dy komisione parlamentare, përmes të cilave do të angazhohem në trajtimin e çështjeve me rëndësi për sigurinë, institucionet dhe zhvillimin e vendit.
🔹 Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes
🔹 Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal
Duke e vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, ekspertët, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e mediave dhe institucionet relevante, dua të bëj të ditur se jam e hapur për bashkëpunim, ide, propozime dhe iniciativa konkrete në të gjitha fushat që mbulohen nga këto komisione.
Siguria dhe mbrojtja, administrata efikase, digjitalizimi, pushteti lokal, liria dhe përgjegjësia e mediave, si dhe zhvillimi rajonal, janë fusha që kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, debat profesional dhe angazhim të përbashkët.
Ftoj të gjithë ata që kanë shqetësime, propozime, ekspertizë apo ide që mund të kontribuojnë në përmirësimin e politikave publike dhe të punës institucionale, të më kontaktojnë dhe të bashkëpunojmë.
Besoj se përfaqësimi parlamentar merr vlerë të plotë kur shoqërohet me dëgjim, komunikim dhe veprim konkret në interes të qytetarëve.
Dy komisione, shumë përgjegjësi dhe një qëllim i përbashkët: institucione më të përgjegjshme dhe një jetë më e mirë për qytetarët tanë.
G.M
#Bashkëpunim #Përgjegjësi #KuvendiIKosovës