Ylli i madh nuk foli për Milanin, por buzëqeshja e tij zbuloi diçka?

18:07 | 14 Tetor 2026

AC Milan raportohet se kishte bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh për qendërmbrojtësin e Sporting CP-së drejt fundit të afatit kalimtar të verës. Megjithatë, mungesa e kohës për të gjetur një zëvendësues nga klubi portugez bëri që negociatat të mbeteshin pezull.

Me afrimin e afatit kalimtar të janarit dhe lëndimin e Matteo Gabbias, i cili pritet të mungojë për 3-4 muaj, interesimi i Milanit për Inación thuhet se është intensifikuar sërish.

Sipas raportimeve të mediave portugeze, Sporting CP tashmë ka nisur kërkimet për një zëvendësues të mundshëm të mbrojtësit, duke qenë se pritet një tjetër përpjekje nga klubi italian për ta transferuar atëm transmeton ORAinfo.

Inácio është një futbollist që trajneri i Milanit, Ruben Amorim, e njeh mjaft mirë, pasi e kishte promovuar dhe ndihmuar të konsolidohej në ekipin e parë gjatë kohës së tyre te Sporting CP.

Pas fitores së Milanit ndaj RC Lens, gazetarët e MilanNews e takuan mbrojtësin në zonën e intervistave dhe e pyetën për thashethemet që e lidhin me një kalim të mundshëm te gjiganti italian.

Reprezentuesi i Portugalisë zgjodhi të mos jepte asnjë koment verbal për këtë çështje. Megjithatë, buzëqeshja e tij nuk kaloi pa u vënë re, duke lënë hapësirë për spekulime rreth së ardhmes së tij.

Për momentin, nuk ka një konfirmim zyrtar për një marrëveshje mes palëve, por situata e Inaciós pritet të jetë një nga temat interesante të afatit kalimtar të janarit. /ORAinfo/

Komento: