
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka reaguar rreth protestës që po ndodh në Tiranë. Ai ka thënë se e dënon dhunën ndaj studentëve në Tiranë duke e akuzuar kryeministrin shqiptar se po qeveris në mënyrë diktatoriale.
Bahtiri e ka akuzuar Ramën se po frikësohet nga rinia, dituria dhe fjala e lirë, ndërsa ka thënë se dhuna ndaj studentëve është turp për Shqipërinë.
Ai gjithashtu ka pretenduar se Rama e ka mendjen te Beogradi dhe ka paralajmëruar se nuk duhet të lejohet që të shtypet e ardhmja e vendit.
“Jep dorëheqje, o i pafytyrë! Shteti nuk bie para këmbëve të tua!”, ka shkruar Bahtiri.