Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Pastrimin e Parave

14:32 | 15 Tetor 2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Projektligji kaloi me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Para votimit përfundimtar, deputetët miratuan edhe 12 amendamentet e propozuara për këtë projektligj.

Në votim morën pjesë deputetët e pozitës, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

Komento: