Balde po e mendon largimin nga Barcelona në janar

23:24 | 15 Tetor 2026

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Alejandro Balde, po e shqyrton mundësinë e largimit nga klubi katalunas gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton mediumi spanjoll SPORT.

Sipas këtij mediumi, 22-vjeçari është i pakënaqur me minutat e pakta që po merr në skuadrën e Hansi Flickut. Balde ka luajtur vetëm 12 minuta në 10 ndeshjet e fundit të Barcelonës, statistikë që thuhet se e ka shtyrë të mendojë për një ndryshim ambienti.

Mbrojtësi spanjoll ishte lidhur më herët me një kalim te Manchester United, ndërsa mbetet të shihet nëse interesimi për të do të konkretizohet në afatin kalimtar të dimrit.

Për momentin, largimi i Baldes mbetet një mundësi dhe jo një vendim i konfirmuar.

Komento: