Protesta në Vlorë, të rinjtë tentojnë të prishin murin e Muzeut Hebraik

14:31 | 16 Tetor 2026

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Shqipëri ka hyrë në ditën e katërt, me tubime në disa qytete të vendit dhe përplasje me policinë.

Në Vlorë, situata është tensionuar pasi një grup të rinjsh kanë tentuar të prishin murin e projektit të Muzeut Hebraik. Pas këtij veprimi, mes protestuesve dhe policisë ka pasur përplasje fizike, me shtyrje dhe goditje.

Policia po tenton të komunikojë me organizatorët e protestës, ndërsa ka paralajmëruar protestuesit për shoqërime në polici.

Protestat janë shtrirë edhe në Tiranë, Korçë dhe Lezhë, ku janë raportuar incidente dhe dëmtime të pronës publike.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje për durim, duke kundërshtuar lëshimet përballë protestave. “Mos u përkulni përballë dhunës, durim, edhe kjo do të kalojë”, ka deklaruar ai.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, ndërkaq, u ka bërë thirrje palëve për paqe, drejtësi dhe dialog kombëtar, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të të rinjve dhe të përgjigjeve institucionale në përputhje me ligjin.

Komento: