Atalanta në krizë para Milanit, 8 lojtarë jashtë dhe Raspadori në dyshim

20:57 | 16 Tetor 2026

Atalanta po përballet me një situatë të vështirë sa u përket lëndimeve në prag të përballjes me AC Milanin, pasi në listën e futbollistëve të padisponueshëm është shtuar edhe sulmuesi italian Giacomo Raspadori.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Raspadori pësoi një goditje gjatë ndeshjes së së enjtes kundër Pafosit në Ligën e Konferencës. Ai arriti të shënonte një gol dhe të regjistronte një asistim, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 21-të. Për këtë arsye, aktivizimi i tij në ndeshjen e së dielës kundër Milanit është në dyshim, trasnmeton ORAinfo.

Problemet për Atalantën nuk përfundojnë me Raspadorin. Franck Kessié dhe Giorgio Scalvini tashmë janë përjashtuar nga kjo përballje, ndërsa edhe Raoul Bellanova mbetet në dyshim, pavarësisht se shpreson të rikuperohet në kohë.
Në listën e futbollistëve të lënduar bëjnë pjesë gjithashtu Isak Hien, Odilon Kossounou, Thomas Pompei dhe Kamaldeen Sulemana.

Këto mungesa përbëjnë një shqetësim të madh për Atalantën para një ndeshjeje të rëndësishme ndaj kuqezinjve, të cilët gjithashtu kanë problemet e tyre me lëndimet. Milani së fundmi ka mbetur pa Matteo Gabian dhe Alexis Saelemaekers, të cilët, sipas raportimeve, pritet të mungojnë për një periudhë të gjatë.

Përballja mes Atalantës dhe Milanit pritet të jetë sfiduese për të dyja skuadrat, ndërsa gjendja fizike e futbollistëve mund të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e rezultatit. /ORAinfo/

Komento: