
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj, dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Brikenda Selmanaj, janë bërë bashkë në Prizren.
Ka qenë Kaderi ajo që ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi me Brikendën, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin “Reunion Prizrenalike”.
Dyshja shfaqen të buzëqeshura dhe të kuruara deri në detaje, ndërsa fotografitë kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Kujtojmë se të dyja u bënë të njohura për publikun përmes pjesëmarrjes në formatet e njohura të “Big Brother VIP”.
