
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar mungesën e pajisjeve bazike për ushtarët e FSK-së, duke ironizuar me ministrin Ejup Maqedonci për sigurimin e çizmeve për ta.
Ajo ka theksuar se, ndonëse helikopterët janë të rëndësishëm për ushtrinë, ushtarët po përballen me mungesë të pajisjeve elementare për kryerjen e detyrave të tyre.
Postimi i saj:
Mirë fort, ministër, veç nëse ke mundësi, siguroju ushtarëve të FSK-së edhe çizmet, se nuk është mirë t’i fusim në dimër me çizme të shqyera!
Helikopterët janë të rëndësishëm, e te domosdoshem për ushtrinë tonë, por ushtarët tanë po përballen me mungesë të pajisjeve bazike për ta kryer detyrën e tyre.