Rama u bën thirrje profesionistëve të kyçen në politikë: Përndryshe, ky vend po shkon për lesh

19:13 | 19 Tetor 2026
“per-koncert-po,-per-tjerat-jo”,-perparim-rama-s’flet-per-zhvillimet-brenda-ldk’se

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje profesionistëve dhe njerëzve me mendim të lirë që të përfshihen në politikë, duke theksuar se vendi ka nevojë për njerëz të aftë që mund të kontribuojnë në zhvillimin e tij.

Në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani”, Rama tha se profesionistët që nuk varen financiarisht nga politika duhet të angazhohen në subjektet politike ku mund ta shprehin lirshëm mendimin e tyre.

“Kyçuni në politikë, s’ka lidhje çfarë partie. Kyçuni aty ku e keni mendimin e lirë me u shpreh lirshëm”, u shpreh Rama.

Ai paralajmëroi se mungesa e angazhimit të njerëzve me këtë qasje mund të ketë pasoja për të ardhmen e vendit, duke përdorur edhe gjuhë të drejtpërdrejtë për ta theksuar shqetësimin e tij.

“Ejani, sepse përndryshe na shkoi ky vend për lesh me njerëz të kësaj mendie të mbrapshtë”, deklaroi Rama.

Komento: