Policia jep detaje për vdekjen e Raif Aliut në vendin e punës

10:59 | 21 Tetor 2026

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e Raif Aliut në vendin e tij të punës, në një kompani private në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 20 tetor, rreth orës 16:01, pasi viktima kishte pësuar lëndime trupore në vendin e punës.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar ka konstatuar se kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët e punës. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Korroticë e Epërme, Gllogoc 20.10.2026 – 16:01. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në një kompani private. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Komento: