
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.
Gjatë mbledhjes u diskutua për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet institucionale, prioritetet e qeverisjes dhe angazhimet politike e organizative të partisë për periudhën e ardhshme.
LVV-ja bëri të ditur se, pas diskutimeve me drejtuesit e Qendrave dhe anëtarët e Kryesisë, në parim është arritur dakordim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme.