”Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, protestuesit nuk mirëpresin PD-në në protestë

15:12 | 24 Tetor 2026

Protestat e sotme në Tiranë nisën me atë të deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Me të mbërritur, angazhimi i parë ishte djegia e ulëseve të vendosura nga Rama për dialog, teksa një i moshuar kërcente krah zjarrit.

Po sot të rinjtë kishin njoftuar organizimin e një proteste tjetër në Ministrinë e Arsimit në orën 14:00. Pasi qëndruan për afro një orë para Kryeministrisë, më pas protestuesit e PD nisën të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Me mbërritjen në hyrjen e Rrugës së Durrësit, deputetët dhe militantët e PD u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg” nga ana e të rinjve.

Poashtu protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Komento: