
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Përmes një postimi, Maqedonci ka theksuar se ky proces ka kontribuar në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore të FSK-së, duke bërë të ditur se numri i pjesëtarëve të saj është më shumë se dyfishuar, raporton lajmi.
Ai ka thënë se investimet në ushtri do të vazhdojnë, me fokus në zhvillimin dhe profesionalizimin e saj.
“Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci