Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë

17:08 | 24 Tetor 2026

Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.

Si pasojë, është djegur dera e një prej hyrjeve të institucionit. Pas pak minutash flakët u arritën të shuheshin.

Më herët, protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa grupe të tjera janë përqendruar pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe sheshin “Skënderbej”.

Komento: