Tetë persona të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre një deputet

17:38 | 24 Tetor 2026

Tetë persona janë paraqitur në spitalet universitare në Tiranë për të marrë trajtim mjekësor, pasi janë lënduar gjatë protestës së sotme.

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një zyrtar policor, dy përfaqësues të mediave dhe katër protestues.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur gjashtë persona: deputeti, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues. Ministria ka njoftuar se të gjithë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe më pas janë larguar nga spitali.

Komento: