
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari ka takuar edhe komunitetin shqiptae që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Budapest.
Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e mërgatës në historinë e Kosovës, duke theksuar rolin e saj në rezistencën paqësore, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit.
“Ajo çmoi përkushtimin e komunitetit kosovar në Hungari, i cili me punën, sipërmarrjen dhe suksesin e tij kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe forcon lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.Presidentja vlerësoi gjithashtu praninë e rreth 300 studentëve nga Kosova në institucionet e arsimit të lartë në Hungari, duke shprehur shpresën që ata ta vënë dijen dhe përvojën e fituar në shërbim të zhvillimit të vendit.”, thuhet në njoftim.
Presidentja Shiroka Pula i ka inkurajuar bizneset e mërgatës që të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe partneritete afatgjata në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë për përvojën, dijen dhe energjinë e bashkatdhetarëve të saj.