Huqje para “Topit të Artë”, publikohen para kohe fituesit

21:39 | 26 Tetor 2026

Një gabim teknik në faqen zyrtare të “Topit të Artë” ka bërë që emri i Harry Kane të qarkullojë si fitues i çmimit për pak çaste.

Artikulli me titull “Harry Kane fiton Topin e Artë 2026” u publikua online. Kjo ngjarje ndodhi katër orë e gjysmë përpara ceremonisë zyrtare.

Shpërndarja e gjerë e shkrimit ngriti menjëherë dyshime nëse organizatorët kishin gabuar në ruajtjen e sekretit të fituesit. Megjithatë, më vonë u zbulua se artikuj të ngjashëm ishin publikuar edhe për Lamine Yamal, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Komento: