
Anita Haradinaj ka komentuar deklaratën e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, në seancën e Kuvendit kushtuar vrasjes së Arlinda Zekajt.
“Fatkeqësia më e madhe është kur e ke një ministre të Drejtësisë totalisht jokompetente, karshi përgjegjësisë dhe titullit që ka. Del në foltoren e Kuvendit dhe thotë se nuk është dashur të shkohet në polici, por është dashur të shkohet në Qeveri. Policia është ajo që mbron rendin dhe ligjin në shoqërinë ku jetojmë”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin “Kosova Today”.
Gërvalla, gjatë seancës, kishte thënë se Arlinda Zekaj i ishte drejtuar drejtësisë, por nuk kishte marrë mbrojtjen që kishte kërkuar.
Ajo kishte përmendur edhe faktin se Zekaj nuk i ishte drejtuar Qeverisë, ndërsa më vonë kishte thënë se deklarata e saj ishte keqkuptuar.
