Shiroka-Pula s’komenton nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave

13:04 | 30 Tetor 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, kur është pyetur nga gazetarët.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është arrestuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj,

Ndërkohë që ish-bashkëshorti i Zekajt, Jeton Sylaj, ditën e vrasjes ishte ndaluar nga organet e rendit pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës.

Vetëm tri ditë para se të vritej Zekaj i kishte shkruar letër kryeprokurores së Pejës duke i treguar se jeta e saj po rrezikohej.

Komento: