“A jeni lodhë?”, protestuesit kërkojnë dorëheqje para stacionit policor në Mitrovicë

14:04 | 30 Tetor 2026

Protestuesit në Mitrovicë janë mbledhur para stacionit policor për të kundërshtuar vrasjen e grave, pas rastit të Arlinda Zekajt në Pejë.

Gjatë protestës, qytetarët kanë shpalosur parullën “A jeni lodhë?”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre me trajtimin institucional të rasteve të dhunës ndaj grave.

Protesta ka nisur në sheshin “Isa Boletini”, ndërsa pjesëmarrësit po kërkojnë drejtësi për viktimën dhe përgjegjësi nga institucionet.

Komento: