Ben-Meir reagon për vr’asjen e Arlindës: Çfarë turpi për një vend që luftoi për liri

13:04 | 31 Tetor 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila u vra me sëpatë nga kunati i saj, pasi kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet, ka nxitur reagime edhe në arenën ndërkombëtare.

Profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare, analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Dr. Alon Ben-Meir, ka reaguar lidhur me këtë rast, duke e cilësuar atë si një “turp kombëtar” për Kosovën.

Në reagimin e tij, Ben-Meir ka rikujtuar vuajtjet që populli i Kosovës përjetoi gjatë luftës dhe ka theksuar se gratë ishin ndër ato që paguan çmimin më të lartë. Ai ka kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e grave, duke e lidhur rastin e Arlinda Zekajt me një problem më të gjerë të dhunës në familje.

Profesori amerikan ka përmendur edhe raportimet për tetë gra të vrara si pasojë e dhunës në familje vetëm gjatë këtij viti, ndërsa ka theksuar se Arlinda kishte kërkuar ndihmë nga autoritetet dhe i kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Reagimi i plotë i Alon Ben-Meir:

Çfarë turpi për një vend që luftoi aq fort për liri!

Kosova kaloi përmes luftës, përsekutimit dhe vuajtjeve të pamagjinueshme në përpjekjen e saj për liri. Gratë ishin ndër ato që paguan çmimin më të lartë. E megjithatë, sot, gratë po vriten në shtëpitë e tyre, ndërsa po ato institucione që do të duhej t’i mbronin po dështojnë vazhdimisht.

Raportohet se tetë gra janë vrarë nga dhuna në familje vetëm këtë vit. Arlinda Zekaj u lut te autoritetet për mbrojtje. Ajo i paralajmëroi se jeta e saj ishte në rrezik. Tri ditë pas apelit të saj të fundit, ajo u vra me sëpatë nga kunati i saj, thjesht sepse po luftonte për të marrë mbrapsht djalin e saj, pasi i ishte marrë nga familja e bashkëshortit.

Kjo është një dështim kombëtar. Një vend që luftoi për lirinë e vet nuk duhet kurrë të pranojë një realitet në të cilin grave u mohohet liria më thelbësore nga të gjitha: e drejta për të jetuar.

Komento: