Bia Khalifa sërish pjesë e Big Brother VIP Kosova? Vjen reagimi i papritur i saj dhe fjalët e saj i habitën të gjithë

21:25 | 31 Tetor 2026

Mbrëmë ka nisur zyrtarisht edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova, ku në shtëpinë më të famshme në vend kanë hyrë gjithsej 21 banorë të rinj, të cilët do të jenë pjesë e këtij rrugëtimi televiziv.

Që në natën e parë, disa prej konkurrentëve kanë tërhequr vëmendjen e publikut me prezantimet dhe historitë e tyre, ndërsa njëra prej tyre që u komentua veçanërisht ishte Olechka, me origjinë nga Bjellorusia.

Ajo befasoi jo vetëm me paraqitjen dhe përgatitjen e saj, por edhe me mënyrën se si komunikonte në gjuhën shqipe, të cilën e fliste mjaft mirë.

Gjatë spektaklit, opinionisti Resul Sinani e solli në vëmendje edhe ish-banoren e edicionit të kaluar, Bia Khalifën, duke e krahasuar me konkurrenten e re.

Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga Bia, e cila reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe emocionet e saj pasi u përmend gjatë spektaklit.

Ish-banorja u shpreh krenare me përzgjedhjen e konkurrentëve të këtij edicioni, ndërsa veçoi faktin se një banore me origjinë të huaj arrin të flasë kaq mirë gjuhën shqipe.

“E pashë që sonte u përmenda në prime. Du me nda me ju që jom shumë krenare me casting-un e këtij viti!… Me pa një banor jo-shqiptar që din me fol kaq mirë shqip, literally më bon me buzëqeshë, më kujtohet sa e vështirë ka qenë për mu”, shkroi ajo.

Me këtë reagim, Bia kujtoi edhe përvojën e saj në edicionin e kaluar, duke lënë të kuptohet se të mësuarit dhe komunikimi në gjuhën shqipe, kur nuk është gjuhë amtare, mund të jetë një sfidë më vete.

Ndërkohë, Olechka është një nga emrat që ka ngjallur interes që në natën e parë të këtij edicioni, teksa mbetet të shihet se si do të zhvillohet rrugëtimi i saj brenda shtëpisë dhe çfarë raportesh do të krijojë me banorët e tjerë./ORAinfo/

Komento: