Banorja e re e Big Brotherit të Kosovës kërkon drejtësi për Arlinda Zekajn – e dhimbshme historia e kësaj gruaje

21:59 | 31 Tetor 2026

Në mesin e shumë qytetarëve që morën pjesë në protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, kishte edhe figura të njohura publike, të cilat ngritën zërin kundër dhunës ndaj grave dhe kërkuan drejtësi.

Në mesin e tyre ishte edhe regjisorja Arlinda, tashmë banore e BBVK5, e cila protestoi një natë para se të bëhej pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

“Janë tu u vra gratë çdo ditë dhe kurrfarë mase nuk po merret”.

“Nuk e di qysh po mundemi me jetu në Kosovë”, u shpreh ajo.

Edhe Edita Abazi, Vullnet Krasniqi dhe figura të tjera publike ndanë qëndrimet dhe mesazhet e tyre për PRIVE, duke kërkuar më shumë siguri dhe mbrojtje për gratë.

Komento: