“Niveli i tij është fantastik” – Flick e lavdëron Yamalin, por edhe i tregon ku duhet të përmirësohet

10:46 | 01 Nëntor 2026

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, beson se Lamine Yamal ende nuk e ka arritur nivelin e tij më të mirë, pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer në fitoren 6-1 ndaj Alavesit. Megjithatë, ai u shpreh i kënaqur me lojën e sulmuesit të krahut, të cilin e largoi nga loja në mesin e pjesës së dytë.

Talenti i Barcelonës shënoi dy gola dhe dha edhe dhuroi një asistim, duke ndihmuar skuadrën të regjistrojë një fitore bindëse në “Camp Nou”, duke u rikthyer në krye të La Ligës.

Flick shpjegoi se kishte biseduar me Yamal gjatë pushimit mes pjesëve dhe se synimi i tij ishte ta ndihmonte lojtarin të rikthente vetëbesimin, veçanërisht në situatat një kundër një.

“Kur shënon dy gola, është më e lehtë të futesh nga banka rezervë. Kam biseduar me të në pushim të pjesëve. Ai duhet ta rikthejë vetëbesimin, veçanërisht në situatat një kundër një. Është e rëndësishme që të pushojë. Ai zhvilloi një ndeshje shumë të mirë”, deklaroi Flick.

Trajneri gjerman theksoi gjithashtu rëndësinë e menaxhimit të ngarkesës së talentit të ri, duke lënë të kuptohet se pushimi është pjesë e procesit në rrugën drejt formës së tij më të mirë.

Flick u shpreh i kënaqur edhe me paraqitjet e Fermín Lópezit dhe Raphinhas, duke vlerësuar cilësinë që kanë në fazën ofensive.

“Niveli i tij është fantastik, sikurse edhe i Fermínit dhe Raphinhas. Kjo është ajo që dëshiroja të shihja pas humbjeve. Reagimi ynë ka qenë i mirë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Komento: