
Jude Bellingham ka regjistruar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e tij, duke shënuar golin e 50-të me fanellën e Real Madridit.
Mesfushori anglez realizoi në fitoren 3-0 ndaj Racing Santanderit, duke arritur këtë kuotë në ndeshjen e tij të 154-t me gjigantin madrilen.
23-vjeçari iu bashkua Real Madridit në vitin 2023, pas largimit nga Borussia Dortmundi, ndërsa tashmë është bërë lojtari i 50-të në historinë e klubit që arrin shifrën e 50 golave.
Me këtë arritje, Bellingham bëhet gjithashtu anglezi i dytë që shënon të paktën 50 gola për një klub të madh spanjoll, pas Gary Linekerit, i cili realizoi 52 gola me Barcelonën.
Pas ndeshjes, Bellingham u shpreh i lumtur për këtë moment, duke e cilësuar arritjen me të madhe deri tani të Reali.